Bilologu nga Australia, David Goodall, 104-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në një klinikë në Zvicër.

Goodall ka vdekur sot në orën 12:30, ka thënë drejtori i International Exit, Philipp Nitschke. Interational Exit, është një grup që mbështetë personat që dëshirojnë t’i japin fund jetës së tyre.

Goodall kishte udhëtuar në Zvicër, vend ky, që sipas ligjit, lejohet që një person t’i jap fund jetës përmes asistencës.

Shkencëtari i lindur në Britani, kishte deklaruar javën e kaluar se kishte menduar për vetëvrasje pasi cilësia e jetës së tij ishte përkeqësuar, shkruan rel.

Ai kishte përmendur mungesën e lëvizshmërisë, kufizimet e mjekut dhe ligjit australian, që e ndalonte atë të merrte jetën e tij. Ai vendosi t’i jepte fund jetës së tij, pavarësisht se nuk ishte i sëmurë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: