Një burrë ka sulmuar me sëpatë një burrë tjetër, teksa ky i fundit ishte duke tërhequr para nga bankomati.

Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork. Policia njofton se agresori ka goditur disa herë me sëpatë 51-vjeçarin Migel Soloracano.

Agresori nuk është ndalur e pasi ka goditur disa herë Soloracanon nis t’i gjuajë bankomantit.

51-vjeçari i lënduar është dërguar për kurim në spital, ndërsa sulmuesi është vendosur në paraburgim.

Pritet që atij t’i bëhen ekzaminime mjekësore pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb