GJERMANI

Ka shkuar në 349 numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani. Lajmin e jep ministri i Shëndetit gjerman.

Të dhënat e përditësuara tregojnë një rritje të dukshme në krahasim me të mërkurën, ku rezultonin 262 pacientë që kishin rezultuar pozitiv me testet.

Në pak orë janë regjistruar 87 raste të reja. Landi më i goditur mbetet Nordreno-Vestfalia, me 175 raste, pasohet Baden-Wuerttemberg me 65 e Bavaria me 52 të infektuar. Në Berlin rezultojnë 9 raste.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb