TIRANË

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor ka reaguar në lidhje me  debatin dhe përplasjet mes universitetit dhe bashkisë së Tiranës  për ndërtimin e shkollës në Kodër- Kamëz, në fidanishten ku kryheshin praktikat mësimore të studenteve.

Përmes një deklaratë për shtyp, Senati i UBT-së theksoi se nuk është kundër ndërtimit të shkollës, por kjo duhet të shoqërohet me shtim të transparencës. Sipas tij, nevoja për shkollë e komunitetit është shumë e madhe dhe si e tillë, UBT-ja nuk mund të bëhet pengesë.

“Ashtu siç kemi theksuar në deklaratën e parë  me 3 prill , dëshirojmë të sjellim në vëmendje se UBT nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kundër në ndërtimin e çdo shkolle.

Ne jemi të bindur se ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri për komunitetin. Ne mbështesim takimet dhe konsultimet intensive ndërmjet titullarëve të UBT-së, bashkisë Tiranë, edhe ministrisë, të cilët qartësuan pjesët juridike.  Sikundër deri më sot, UBT-ja do të jetë krah nevojave të arsimit duke kërkuar transparencë dhe komunikim”,  thuhet mes tjerash në deklaratë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb