BRAZILIA

Ka shkuar mbi 5 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në Brazil.

Saktësisht, në shtetin Brazilin, deri tani janë konfirmuar me Covid-19, 5 002 357 njerëz.

Deri tashmë, në Brazil kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 148 304 persona.

Shteti me më shumë të infektuar me më shumë koronavirus është SHBA, me 7.8 milionë të infektuar.

Pas SHBA-ve, më shumë të infektuar me koronavirus ka India, më pas pikërisht Brazili, Rusia, Kolumbia, Spanja, Argjentina, Peruja etj.

Ndërsa, në të gjithë botën, deri tani numërohen si të infektuar me Covid-19, 36 430 705 individë.

Numri i të vdekurve për shkak të virusit në glob ka shkuar në 1 061 153 njerëz.

Kurse, janë shëruar nga Covid-19 në mbarë globin, deri tani, 27 433 006 individë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb