Numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë është rritur në 57, njoftuan sot autoritetet.

“Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur goditën rajonin e Detit të Zi në veri të vendit të mërkurën, duke lënë 48 persona të vdekur në provincën e Kastamonu-t”, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

“Po ashtu, tetë të tjerë vdiqën në provincën Sinop dhe një në Bartın”, shtoi AFAD.

Deri më tani 341 persona janë evakuuar në Bartın, 1,480 në Kastamonu dhe 526 në provincën Sinop.

“Gjithsej 62 persona janë raportuar të zhdukur në Kastamonu, së bashku me 14 në Sinop”, tha ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu.

Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb