NORVEGJI- Për të parë spektaklin e eklipsit të diellit udhëtoi nga Praga deri në Norvegji, në ishujt Svalbard, por ndërsa qëndronte në një tendë, 37-vjeçari Jakub Moravec, u sulmua nga një ari polar.

Ai u transportua me helikopter në spitalin e Logyearbyen, ndërsa kishte plagë në fytyrë dhe krahë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kafsha mësohet të jetë vrarë me të shtëna revolveri.

Sulmi ndodhi në Fredheim, ku qindra turistë shkojnë nga e gjithë bota për të shijuar eklipsin në një vend larg nga kaosi i qyteteve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: