Një makinë ka marrë flakë dhe është shkrumbuar në aksin Fushë Krujë-Krujë, në vendin e quajtur Krastë.

“BalkanWeb” sjell pamje nga makina në flakë, ndërsa mësohet se është djegur makina Fuoristradë tip “Chevrolet”, me targë AA 844 PP, në pronësi të shtetasit A. Q., nga Kruja.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, por flakët e mëdha e kanë djegur thuajse totalisht makinën. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia njofton se shkak i zjarrit është një defekt në sistemin elektrik të mjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: