Belgjika ka konfirmuar një rast të variantit të ri afrikan të mutacionit të COVID-19.

Virologu Marc Van Ranst, tha se është konfirmuar një mostër e variantit B.1.1.529. Varianti u identifikua te një udhëtar që ishte kthyer nga Egjipti më 11 nëntor.

B.1.1.529 është varianti i ri i Covid- 19 i cili ka alarmuar të gjithë botën që prej ditës së djeshme. E shfaqur në Afrikën e Jugut ,duket se ky variant ka një transmetueshmëri më të lartë se Delta.

Varianti B.1.1.592 përmban 30 mutacione, ka bërë me dije shkencëtari Tulio de Oliveria.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se shumë nga mutacionet e reja mund të çojnë në rritjen e rezistencës ndaj antitrupave duke kufizuar efektivitetin e vaksinave kundër koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: