PUKË

Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në shumë zona të vendit, ndërsa në Pukë e gjithë sipërfaqja e liqenit ka ngrirë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku njofton qytetarët e saj të bëjnë kujdes, bashkia e Pukës ka shpërndarë edhe foto nga liqeni i ‘grirë’.

“Për shkak të temperaturave të ulta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrir në të gjithë sipërfaqen e tij.

Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventuren për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri.” shkruhet në rrjetet sociale nga bashkia e Pukës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: