Gareth Bale nuk po arrin të gjejë hapësira në rikthimin e tij në Madrid. Sulmuesi uellsian nuk shihet si titullar në sytë e Carlo Ancelottit, këtë sezon është aktivizuar vetëm 3 ndeshje duke e bërë largimin e tij thuajse të sigurt. Bale prej kohësh ka humbur shkëlqimin e tij dhe shihet si një “barrë” e madhe nga drejtuesit e Real Madrid të cilët janë të detyruar të paguajnë miliona që Bale të ngroh stolin.

Bale
Bale

Në këtë kushte kushte është e qartë që Bale nuk do të rinovojë kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit, as drejtuesit e Real Madrid nuk kanë ndërmend t’ia ofrojnë diçka të tillë. Sipas mediave angleze, Bale mund të rikthehet tek Southampton, skuadër ku nisi karrierën e tij në Angli përpara se të transferohej tek Tottenham.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Southampton të ëndërrojnë për një dyshe sulmi Broja-Bale. Sulmuesit shqiptar i përfundon huazimi në fund të sezonit, mund të rikthehet tek Chelsea, por nuk përjashtohet mundësia që huazimi të shtyhet edhe për një tjetër vit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb