Ku kanë shkuar qentë e mi? Ata nuk mund të jenë zhdukur. Ata janë jeta ime, ata janë si fëmijët e mi!. Janë këto fjalët që janë bërë virale në rrjetet sociale ku një turist fatkeq, i cili sapo mbërriti në aeroportin e Stambollit, në Turqi, zbuloi se linja ajrore me të cilën po udhëtonte i kishte humbur katër qentë e tij, shkruan today.it.

Burri e dëgjoi lajmin dhe u ”zhyt” në dëshpërim, klithma e lot, duke mos ditur se ku mund të ndodheshin.

Burri u shpëtua nga personeli shëndetësor dhe, për fat të mirë, pas disa orësh mbërriti lajmi i mirë: qentë ndodheshin në një aeroport në Zvicër, ku turisti kishte ndrruar avion përpara se të nisej për në Turqi.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale zgjoi solidaritetin e shumë përdoruesve, të cilët lanë dhjetëra komente.

Si është e mundur që një linjë ajrore të mos jetë në gjendje të kujdeset për kafshët që merr në bord?”, shumë pyesin ndër komente, ndërsa të tjerë thonë se kanë përjetuar përvoja të ngjashme edhe vetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb