Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dënuar shoqërimin e 4 anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tek pedonalja e Tiranës.

Sipas Vasilit, për këtë akt duhet të mbajë përgjegjësi ministri i ri i brendshëm Blendi Çuçi që duhet të japë dorëheqjen, ose nëse s’ka dhënë urdhër e s’ka dijeni atëhere të distancohet.

Në rast të kësaj të fundit, Vasili i kërkon Çuçit të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ose nëse e kanë bërë të dy atëhere popullit i lind e drejta të kërkojë shkarkimin e të dyve.

Policia shoqëroi 4 anëtarë të AMT, arkitektin Astrit Seranaj, pedagogun Ergys Mertiri, artistin Donald Martini dhe teknikun Gentjan Hasani, pasi dyshohet se një prej tyre kundërshtoi policët duke dashur të çajë kordonin policor tek pedonalja.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb