Analistët e ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” kanë diskutuar shoqërimin në polici të gazetarit Alfred Lela, por edhe të artistëve që donin të mbronin Teatrin Kombëtar.

Analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se policia u tregua agresore ndaj atyre që donin të mbronin Teatrin, ndërsa tha se unfirmat blu tregonin fytyrën e Edi Ramës e të Sandër Lleshajt.

Agron Gjekmarkaj: Nuk e kuptoj pse kaq brutalitet. Ata policë, mënyra si e mbajnë Lelën, më duket një ndër pamjet më të trishtuara të viteve të fundit.

Arjan Vasjari: Unë jam i lumtur që Lela nuk pati fatin e Teatrit. E shtrinë në tokë, por nuk e rrëzuan. Sigurisht që ata njerëz me uniformë nuk janë Policia e Shtetit. Unë nuk vë shenjë barazimi mes 4-5 horrash dhe Policisë së Shtetit. Nuk është ashtu Policia e Shtetit. Aq më tepër që Lela vjen pasi ka humbur nënën e tij.

Agron Gjekmarkaj: Dje Policia e Shtetit është sjellë si agresore ndaj qytetarëve. Ajo dje vetëm ka rrahur dhe poshtëruar qytetarët. Është sjellë si polici e pushtetit dhe jo të sillet në shërbim të qytetarëve. Ka humbur ekuilibrin që duhet ta ketë policia. Dje policia është sjellë në mënyrë skandaloze. Kanë rrahur dje vajza, politikanë, i kanë dhunuar, pështyrë. Ata policë janë sjellë si organizatë politike. Kanë treguar fytyrën e Ramës dhe të Lleshajt. Ministri i Brendshëm thotë policia ka fytyrën time e prandaj e them unë kesisoj.

Skënder Minxhozi: Dje ka ndodhur një ngjarje e komplikuar. Ngjarja ishte e beftë. Ishte mesi i një pandemie. Ishte fundi i palavdishëm për godinën 2 vjecare. Unë them i palavdishëm për shtetin më shumë.

Alfred Lela: Ka pasur cinizëm nga Policia e Shtetit. Unë jam i detyruar të padis policinë. Unë duhet të padis Policinë e Shtetit dhe ajo që do bëj padi do të dalë në organizata ndërkombëtare.

Arjan Vasjari: Unë nuk dua që të përgjithësoj Policinë e Shtetit, që shkojnë në punë për ata 500 mijë lekë që marrin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb