Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema.

Shoqërimi i tij është bërë pas protestës së organizuar ditën e shtunë nga opozita, kur në Sarandë shkoi kryeministri Edi Rama, për të zhvilluar një takim elektoral.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se kreut të PD në Sarandë i është komunikuar se do të ndihet penalisht për veprën penale “tubim i paligjshëm”.

Sarande
(Kreu i PD Sarandë gjatë protestës në rrugë, kundër kryeministrit Edi Rama)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: