Kur mbeten edhe 6 javë deri në përfundim të Superiores, Laçi thuajse është në Evropë, me kurbinasit që janë edhe në finale të Kupës dhe do t’u mjaftonte edhe vendi i katërt në kampionat.

Por në kampin bardhezi nuk bëjnë llogari të tilla. Përballë Tiranës këtë javë është edhe çështje prestigji, për të treguar se diferenca në renditje nuk është reale.

Laçi është një ndër 3 ekipet që e ka mundur Tiranën këtë sezon, por kërkon hakmarrjen për humbjen 4-1 të pësuar në fazën e tretë. Njëkohësisht, drejtuesit kurbinas kërkojnë të mbajnë në tonus ekipin për finalen e Kupës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb