ITALI- Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, 2 të tjerë të arrestuar në aeroportin e Perugias. Intensifikimi i kontrollit kufitar, sot ka bërë të mundur që Policia italiane të arrestojë 2 vëllezër shqiptarë në aeroport.

Agjentët e shërbimit Kufitar për fluturimin që mbërrinte nga Tirana kanë bërë një verifikim të të gjithë pasagjerëve. Një 31-vjeçar shqiptar, i diplomuar në Universitetin e Perugias, i është nënshtruar një kontrolli të rreptë, raporton BalkanWeb.

Nga verifikimet e të dhënave të autoriteteve italiane, si surprizë për policët, ka rezultuar se duhej të arrestohej për ekzekutimin e një mase arresti me burg të dhënë nga gjykata e Perugias për një hetim në lidhje me një organizatë të shpërndarjes së kokainës.

Agjentët kanë kërkuar në kuesturë dërgimin e të gjitha të dhënave në dispozicion.
për të identifikuar të gjithë të pranishmit në aeroport, në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjera. Në zonën e parkimit u identifikuar një i dyshuar. Bëhet fjalë për vëllain, një vit më të madh, kamerier edhe ai i kërkuar për të njëjtin hetim. Të dy vëllezërit u arrestuan dhe u dërguan në kuesturë.

Më pas u sqarua se të dy janë të akuzuar se janë anëtarë të bandës së shpërndarjes së drogës, me detyrën e shitjes së saj në ambientet universitare në Elce. Të kanë përfunduar në burgun e Capannes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb