Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, rreth dy javë nga fillimi i sezonit të ri të Kategorisë Superiore, kanë reaguar në lidhje me merkaton e ekipit të tyre, dhe me përforcimet që janë bërë.

Sipas tyre, merkato është e vakët dhe aspak cilësore, gjë që po çon në përsëritjen e të njëjtat gabimeve të sezonit të kaluar. Ata shprehen se nuk presin më, dhe duan titullin dhe kupën këtë sezon. Më poshtë, reagimi i plotë.

“Për momentin klubi është mjaftuar me një merkato të vakët, pa ndërhyrje të forta për përforcime në pozicionet ku skuadra ka nevojë, dhe me emra të paafirmuar. Për të mos i hyrë teknikaliteteve apo për të mos marrë rol specialistësh mjaftohemi me këtë koment. Ndërkohë që ajo që na duket më shqetesuese është mungesa e deklarimit të objektivave dhe shmangia totale nga drejtuesit kur vjen puna tek marrja e përgjegjësive. Drejtori dhe drejtuesit duhet të dalin të marrin përgjegjësi për lojtarët e afruar, për objektivat, dhe të impenjohen maksimalisht për arritjen e objektivit titull dhe kupe. Është e pa tolerueshme të shohim një përsëritje të gabimeve të sezonit të kaluar kur mendjemadhësia dhe njëkohësisht mendjelehtësia drejtuese me eksperimentimet dhe gafat na çoi në një sezon të dështuar totalisht. Kjo është një rikujtim pasi kemi qenë dëshmitarë të shumë gabimeve dashakeqe apo jo, dhe që vit pas viti përseriten nga aktorë të ndryshëm.
Me pak fjalë, thirrja e fundit: Duam titullin dhe kupën! Nuk ka më kohe e vend për fjalë të bukura.
Dje, sot, përjetë!


PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/shperthejne-guerrils-mjaft-me-gabime-mendjemadhesie-dhe-dashakeqe-duam-titullin-e-kupen/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: