DEVOLL

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Devoll, ku kanë marrë lëndime të lehta në trup 2 persona.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ndodhi në fshatin  Kapshticë të Devollit ne banesën e shtetasit Siri Pasholli, ku ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi S. Pasholli dhe T.Pasholli të cilët po marrin mjekim në spitalin e Devollit.

Në vendngjarje ndodhet Policia dhe zjarrfikësit të cilët po kryejnë veprimet procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb