Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gjashtë në Sarandë, ku në një banesë ka shpërthyer bombola e gazit. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetases Zise Koci, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe forcat e shërbimit të zjarrfikëses.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.12.2020, rreth orës 10:20, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases Z.K., rreth 73 vjeçe,dyshohet si pasojë e shperthimit të një bomble gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: