VLORE- Një automjet ka shpërthyer me lënde eksplozive në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ i shtetases Vejushe Dalipaj, 42 vjeç ishte i parkuar pranë banesës së saj në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ kur ka shpërthyer.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Forca policie kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen  autorëve si dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Pamjet nga shtëpia e 42-vjeçares janë filmaur nga gazetari i News 24 në Vlorë, Enrik Mehmeti.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb