Më në fund, tredhëmbëshi i ëndrrave i PSG, Neymar-Messi-Mbappe, u rikthyen duke dhuruar spektakël. Përballë Lorient, sulmuesit e Pochettino ishin në një mbrëmje fantastike, sigurisht nuk ishte kjo mbrëmja që tifozët shpresonin të shinin pak nga magjia e tyre, por të paktën dhanë sinjale të rëndësishme për të ardhmen.

Neymar dhe Mbappe ishin protagonistë absolut duke shënuar nga një “dopjetë” për kokë, ndërsa në këtë “banket” nuk mungoi as Leo Messi. Më shumë se sa fitorja 5-1 përballë Lorient, ajo që bëri më shumë bujë ishte deklarata e Mbappe në përfundim të sfidës, ku la gjithçka të hapur për të ardhmen e tij:

Mbappe
Mbappe

“Nuk kam marrë ende asnjë vendim. Po marr më shumë kohë pasi tani ka disa elementë të rijë, janë shumë gjëra në valle që më duhet ti shqyrtojë. Nuk e di akoma, nuk dua të gaboj, dua të marr vendimin e duhur. A ekziston mundësia për të qëndruar te PSG? Po, natyrisht që po, theksoi Mbappe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: