Këngëtarja Rovena Stefa ka folur për pjesëmarrjen në festivalin ‘Kënga Magjike’ pas 16 viteve mungesë si dhe për faktin që nuk shkoi në finale. E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Rovena tha se në këtë festival ka hipokrizi duke përmendur Elhaida Danin e cila e kishte përqafuar duke e komplimentuar për performancën dhe në fund nuk e kishte vlerësuar me pikë. Ajo nuk ishte ishte një ndër 20 artistët që ishin pjesë e finales, pasi nuk mori pikët e duhura nga kolegët.

“Po, kjo është e vërtetë. Përpara ne ishim ulur po pinim kafe, pas provave gjenerale. Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishe e jashtëzakonshme prova dhe më përqafoi e unë e përqafova, i thashë faleminderit zemër. Kur pashë vlerësimin 0 pastaj. Hipokrizi e bukur thashë, prandaj këta u futkan se këtë bëjnë. Të tjerët gënjehen nga kjo gjë, por unë nuk jam gënjyer nga puthjet e Elhaidës. Kënga ishte vërtetë e mirë, ishte një nga këngët më të mira që unë e vlerësova”- tha Rovena Stefa.

auto_RovenaStefa_kenga_magjike1512834545

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb