Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orët e para të ditës së sotme në portin në qytetin Feodosia në bregun e Detit të Zi të Krimesë. Ky fakt u raportua nga forcat ajrore ruse dhe komandanti i saj i emëruar nga Rusia përmes Telegram. Videot e shkurtra të ngarkuara në këtë platformë tregojnë shpërthimet.

Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë i instaluar nga Moska, tha përmes Telegramit se “zona e portit është rrethuar, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është kontrolluar. Të gjitha shërbimet kompetente të urgjencës janë në vend dhe banorët e shtëpive ngjitur do të largohen urgjentisht nga zona”, shtoi zoti Axionov rreth orës 04:15.


Kreu i forcave ajrore të Ukrainës mori më vonë përgjegjësinë për sulmin në Feodosia, gjë që Kievi rrallë e bën menjëherë kur bëhet fjalë për bastisjet në territorin e kontrolluar nga Rusia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: