TIRANË

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mëngjes në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka shpërthyer një bombol gazi, në një byrektore.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka mbetur i plagosur pronarja e biznesit, Klodiana Simeci dhe Ardiana Mesi, punonjëse në këtë byrektore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb