Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, mund të përballet me ashpërsim të akuzave nga Prokuroria e Posaçme.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë” gazetarja Klodiana Lala. Sipas saj, hetimet ndaj Ballukut janë në fazë aktive dhe me intensitet të shtuar, duke përfshirë kontrolle te persona të afërt dhe marrje në pyetje të zyrtarëve e biznesmenëve të ndryshëm. Lala theksoi se në kuadër të hetimeve po bëhet edhe këqyrja e celularëve, e cila mund të sjellë të dhëna të reja që mund të çojnë në zhvillime të mëtejshme procedurale dhe eventualisht në ashpërsim akuzash.
“Kjo është një çështje që mbahet tepër sekret sepse ka të bëjë pikërisht me hetimin që ka të bëjë me pasurinë e zonjës Balluku, me banesat ku ajo ka qëndruar dhe dyshohet që ka zotëruar në mënyrë të tërthortë. Kështu që është një çështje shumë thelbësore. Pastaj këqyrja e celularëve mund të sjellë të dhëna të tjera, mund të sjellë… mund të pasohet me kontrolle të tjera, ndoshta edhe besoj edhe me ashpërsim të akuzave”, tha ajo.
