PARIS

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç raportojë mediat vendase të cilat citojnë burime nga policia, një pallat është në flakë dhe  deri tani është raportuar për 4 persona të vdekur mes tyre dy zjarrfikës dhe 32 të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Raportohet se shpërthimi ka sjellë edhe dëme të shumta materiale, përfshirë këtu edhe shkatërrimin e disa makinave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kalimin në këtë zonë, për shkak se ende vijon të jetë i pranishëm rreziku. Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonë. Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë edhe ministri i brendshëm i Francës i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen. Megjithatë, ai ka shtuar më tej se situata është nën kontroll. Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur se shpërthimi ishte tejet i fortë dhe menjëherë kishin dëgjuar njerëz duke bërtitur e duke vrapuar nga paniku, njoftojnë mediat e huaja.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb