Numri i viktimave në Kabul, pas dy shpërthimeve kamikaze të ISIS ka shkuar në 90. Nga krahu tjetër 150 janë shënuar dhe 150 të plagosur, shkruan CNN.

Gjithashtu zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se 12 marinsa amerikanë të vdekur dhe 15 të plagosur në Kabul.

Kujtojmë, një fraksion i Shtetit Islamik, ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet në shtetin afgan. Paralajmërimet kishin nisur më herët nga Britania e Madhe, ku përmes ministrit të saj të Brendshëm deklaroi se ka indicie për sulme terroriste gjatë ditës.

Përpos situatës së krijuar, SHBA ka thënë se nuk do e ndalojë procesin e evakuimit, ndërkohë nga ana tjetër, talebanët kanë nënvizuar se kanë paralajmëruar SHBA-të dhe vendet e tjera për këtë rrezik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb