TIRANË- Situata e krijuar në fshatin Marinzë të Fierit pas shpërthimit të dy puseve të naftës që prej 8 ditësh çlirojnë gaz, ka sjellë reagime të shumta jo vetëm nga drejtues të vendit por edhe të opinionit publik. Por ndryshe nga ata që janë treguar kritikë, gazetari Ylli Dylgjeri ka zgjedhur ti bëjë “reklamë” kompanisë “Bankers” që operon në këtë zonë. Në një status në faqen e tij të Facebook, Dylgjeri shkruan se “Bankers mund tua sjellë të freskët Dyoksidin e Karbonit të kopshtet tuaja”, duke iu referuar ajrit të rëndë për shkak të gazit që çlirohet si dhe tokës së ndotur tashmë nga nafta dhe gazi.

“Publicitet: Bankers Petroleum: I love CO2!!!

-Pse ta blini në supermarket?

Bankers jua sjell të freskët ne kopshtin tuaj…”, shkruan Dylgjeri.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb