VELIPOJË

Policia e Velipojës jep informacion zyrtar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel, ku u plagosën katër anëtarët e një familjeje, pronar të këtij biznesi.

Policia sqaron se kanë mbetur të plagosur nëna 40-vjeçe A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj, dy vajzat D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe djali i mitur, E. Gj. 12 vjeç.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi, nëna me tre fëmijët jetonin në Lezhë, por kishin shkuar mbrëmjen e kaluar në Velipojë për të pastruar hotelin, pasi iu kishte thënë bashkëshorti, që jeton në Itali.

Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb