Tri ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, inspektorët e ISHTI-t kanë vendosur të bllokojnë karburantin.

Grupi i inspektorëve do të shkojë mesditën e sotme, në orën 12:00, në pikën e karburantit për ta bllokuar atë, për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në këtë biznes mbetën të plagosur shtatë persona, mes tyre edhe dy vajza të vogla, 2 dhe 5 vjeçe.

Dy prej të plagosurve ndodhen në QSUT, Tiranë, ndërsa sipas mjekëve ata kanë marrë dëmtime të shumta në pjesët e trupit, ku njëri prej tyre rezulton i djegur në shkallën 40 për qind.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb