LAC- Policia e Lacit ka dhënë informacion për shpërthimin me lëndë eksplozive që ndodhi gjatë natës në derën e jashtme të një lokali. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në lokalin në pronësi të Llesh Buraku. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet, ndërsa nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 03.09.2018, rreth orës 02:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Ll.B. ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: