LAÇ – Qyteti i Laçit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim tritoli. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 pranë një lokali. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja u regjistrua orët e para të mëngjesit të sotëm, në një lokal Bar Kafe, ku si pasojë e shpërthimit u shënuan dëme materiale. Policia e Lezhës ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si edhe identifikimin e arrestimin e autorëve.

Ndërkaq, pas ngjarjes një episod u shënua mes gazetarit të Neës24, Prend Shota dhe pronarit të lokalit, pasi ky fundit nuk e ka lejuar atë të filmojë pasojat e sulmit në lokal. Madje gazetari Shota është kërcënuar me armë të mos qëndrojë në ambientet e lokalit. Kështu shpjegohet edhe fakti që News24 nuk solli dot pamje nga pasojat e shpërthimit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: