Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku kreut të FSHF-së, Armand Duka iu vendos tritol në derën e jashtme të banesës.

Lideri demokrat i ka bërë thirrje drejtësisë që mos të rrijë duarkryq.

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: