ELBASAN

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur sot në orët e para të ditës ku shpërthei një sasi lënde plasëse.

Policia deklaron se eksplozivi ka qenë i vnedosur në pjesën e jashtme të lokalit të ish-futbollistit Mateo Toçi.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia e Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb