TIRANE- Ministria e Mbrojtjes njofton se asnjë student shqiptar nuk është lënduar gjatë shpërthimit të sotëm në Ankara, në afërsi të konvikteve të ushtrisë.

Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht në shkollat ushtarake të Turqisë studiojnë 71 shqiptarë, ndërsa fatmirësisht askush prej tyre nuk ka pësuar lëndime prej shpërthimit që i mori jetën 28 personave dhe la të plagosur 61 të tjerë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb