TIRANE

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka paditur sërish sot për shpifje, deputetin Spartak Braho, ish-deputetin Sabit Brokaj, ish-ambasadorin Fatos Tarifa si edhe shkrimtarin Arben Duka.

Padia vjen pas debatit mes të nisur fillimit mes tij deh deputetit Braho, i cili akuzoi Drejtorin e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit se po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare. Në përgjigje ndaj Brahos, Tufa e akuzoi atë se ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të diktatorit Hoxha njerëz të pafajshëm. Pjesë e debatit u bënë edhe ish-ambasadori Fatos Tarifa, si edhe ish deputeti Brokaj.
Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të padisë së sotme, e dyta për deputetin Braho, Agron Tufa tha se shpifjet në adresë të tij bëhen për shkak të detyrës.

“Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave. Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin” –u shpreh Tufa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb