Mëngjesin e sotëm qytete të shumta ukrainase janë zgjuar nënë alarmet për bombardime ndërsa sulmet ruse nga ajri vijonin.
Deri tani zyrtarët kanë raportuar për 11 qytetarë që kanë humbur jetën ndërsa 89 të tjerë janë plagosur.

Megjithatë ukrainasit duket se nuk lejojnë që morali i tyre të bjerë, duke treguar se dinë të rezistojnë edhe në kushte të tilla. Ndërkohë që në qytet dëgjohen alarmet për bombardime, qytetarët e mbledhur në një nga strehimoret për t’u shpëtuar bombave në një metro në Kiev, kanë nisur këngën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb