Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Mediat atje shkruajnë se një 29-vjeçar nga Gambia, që vuante nga problemet e shëndetit mendor është sulmuar nga një grup të rinjsh italianë.

Shqelma, grushte dhe fyerje racore mund të shihen në videon e publikuar nga mediet italiane.
Gjashtë dhunuesit, 5 prej tyre të mitur akuzohen për lëndime të rënda për motive banale dhe urrejtje racore.

Të gjashtë filmuan sulmin dhe më pas e postuan në rrjetet sociale për tu mburrur.

Në video dëgjohen të miturit duke e thirrur emigrantin “buba” dhe disa prej tyre e godasin. Policia ndërkohë ka bërë kontrolle në banesat e 6 të akuzuarve. Rrobat e përdorura gjatë sulmit, celularët, disa gram hashash dhe marijuanë, një shkop bejsbolli dhe disa dorëshkrime që lavdërojnë dhunën janë sekuestruar nga karabinierët

VIDEO

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: