Mbahet sot protesta e 9 në Tiranë. Kryeqyteti prej disa ditësh ndodhet nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Edhe sot, në orën 18:00 pritet të nisë protesta që ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve.

Me thirrje kundër qeverisë dhe si kërkesë kryesore, dorëheqjen e Ramës, qytetarët zbarkuan për orë të tëra në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mijëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, ndërsa në kor kërkuan ‘shkrirjen’ e qeverisë dhe anulimin e projekteve si Zvërneci dhe jo vetëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)


Të rinj, të reja, të moshuar, fëmijë, nëna, i janë bashkuar kësaj proteste e cila prej 8 ditësh ‘jehon’ në Tiranë. Një energji që duket qartë që kërkon që ky sistem të ndryshojë.

“Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk është në shitje”, “Shqipëria e Re” kanë qenë këto pankartat kryesore që kanë mbizotëruar në protestë.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: