“Turizmi i çiklizmit është duke lulëzuar me shpejtësi të madhe në një kohë që një rrugëtim i ri përmes Mesdheut do të nxjerrë në pah edhe tokën e fshehur të shqiponjave”. Me këtë titull hapet artikulli i portalit “Easier.com” që sjell dëshmi për përfitimet e turizmit të çiklizmit që po gjen hapësirë në mbarë Europën.

Rrjeti i çiklizmit “EuroVelo” ka njoftuar zhvillimin e një rrugëtimi të ri që nis nga Spanja dhe përfundon në Qipro, duke kaluar edhe përmes Shqipërisë. “Udhëtimi me biçikleta i Mesdheut do të kaloje në 11 vende, Spanjë, Francë, Monako, Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Greqi dhe Qipro, në një hapësirë prej 5 900 kilometrash.

“Peizazhet e bukura, malet që të lënë pa frymë të ofrojnë shansin për të zbuluar Shqipërinë e vërtetë, një tokë të mahnitshme me një kulturë autentike dhe të pazbuluar, me çmime të përballueshme dhe njerëz miqësorë”, theksojnë drejtuesit e EuroVelo të cilën shprehen të emocionuar që Shqipëria vendoset në hartën e çiklizmit”.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb