Shumë vende të botës do të përballen me mungesa të frikshme të ujit nga viti 2040. Ky është paralajmërimi që vjen në një raporti të ri nga Instituti Botëror i Burimeve, citon “The Telegraph”.

Kjo shpjegohet si një nga pasojat e tmerrshme për njerëzimit si rezultat i ndryshimeve klimaterike që po cënojnë mbarë botën, ndaj edhe uji, do të bëhet edhe më i paktë në zonat e thata. Autorët e raportit kanë gjetur 33 vendet që do të përballen me “mungesën e jashtëzakonshme të ujit”, nga 2040. Mes tyre rendiet edhe Shqipëria. Vendi ynë, sipas këtij raporti, mban vendin e tretë mbas Botsvana­s dhe Estonisë, që pritet të shohin mungesat më të mëdha të ujit gjatë viteve 2020 dhe 2040. Vende të tjera, duke përfshirë Tajvan, Eritrea dhe Madagaskari, do të shohin shkatërrimin e presionit të ujit. Autorët e raportit i bëjnë thirrje qeverive që të “vihen përpara planeve të forta të veprimit për klimën kombëtare dhe të mbështesin një marrëveshje të fortë të klimës ndërkombëtare”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: