Shqipëria e futbollit të sallës po tregohet e pamëshirshme. Kuqezinjtë ditën e djeshme shpërtalluan Bullgarinë me rezultatin 7-1 në sfidën hapëse për kualifikueset e Europianit që zhvillohet në 2018-ën, ndërsa sot me një rezultat të përafërt është mundur edhe Anglia.
Nën udhëheqjen e teknikut Erlind Resuli, “tre luanët” u thyen keqazi me rezultatin 5-1. Duket se përfaqësuesja e futbollit të sallës nuk ka shumë ndryshime me kombëtaren e futbollit, pasi tani është siguruar matematikisht edhe kualifikimi.
Mbetet për t’u luajtur edhe ndeshja me Maltën, por duke pasur parasysh se ajo është skuadra më e dobët në grup, për kuqezinjtë nuk do të ketë asnjë pengesë drejt kalimit në turin tjetër, duke llogaritur që kanë mundur në ndeshjet direkt dy rivalët kryesorë.
Në fazën tjetër të turneut, që zhvillohet në datat 3-12 prill 2017, fituesja e Grupit D, ku bën pjesë Shqipëria, është caktuar të luajë në Grupin 2, përkrah Azerbajxhanit, Hungarisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Ndeshjet do të luhen në Azerbajxhan.
(e.k/BalkanWeb)