Avokati Spartak Ngjela komenton deklaratat e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili së fundmi i shpreh friukën e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, Serbisë. Sipas Ngjelës, frika e Vulin është e drejtë pasi sapo ka nisur procesi i krijimit të “Arbërisë së Re”.

STATUSI I PLOTE

Ministri i Mbrojtjes Serbisë, Vulin, i drejtohet Moskës me alarm:
“Po krijohet Shqipëria e madhe”, i thotë ai.

Historia nuk njeh padrejtësi më të madhe se krijimi i Serbisë së Madhe mbi tokat shqiptare.
Tani një ministër i Serbisë së Vogël i drejtohet Rusisë duke i thënë indirekt se NATO dhe Shtetet e Bashkuara po i kthejnë Shqipërisë territoret e pushtuara nga Rusia.

Pse janë të shqetësuar serbët, dhe, a mundet dot Rusia ta kthejë mbrapsht procesin e nisur në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës dhe që po vijon në favor të shqiptarëve?
Asgjë nuk bën dot Rusia, dhe Vulin s’është veçse i dëshpëruari që po kërkon ndihmë nga i pafuqishmi kundër të fuqishmit.

Koha historike kurrë nuk do të njohë pushtues më të paskrupullt dhe më barbar se pushtuesit serbë kundrejt shqiptarëve autoktonë në territoret e gjera të Arbërisë, të grabitura me anë të forcës.
Por Vulin duhet të dijë një gjë: procesi i Arbërisë së Re sapo ka nisur. Më mirë mos e shtyni më tej marrëzinë njëzet vjeçare që iu ka kapluar që nga viti 1999 në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb