Sot Shqipëria feston 110 vjetorin e pavarësisë, ndërsa në vend pritet të zhvillohen aktivitete të ndryshme për këtë përvjetor.

Në Vlorë ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit ku pjesëmarrës kanë qenë krerët e qeverive të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës duke përfshirë kryeministrat Rama dhe Kurti, dhe presidentët e vendeve Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.

Kremtimet do të mbyllen në kryeqytet me një koncert në sheshin Skënderbej, të këngëtares me famë botërore Dua Lipa, e cila dje mori shtetësinë shqiptare nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Kujtojmë se dje Kuvendet e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët në Tiranë, ku diskutuan për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.

Kjo mbledhje e parë mes dy kuvendeve, u mbajt me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb