Është mbyllur protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Fillimisht, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u vendosën, si çdo mbrëmje, në sheshin para Kryeministrisë, nga ku në podiumin e improvizuar shprehën shqetësimet e tyre dhe zhgënjimin me kastën politike në tërësi dhe qeverinë në veçanti.

Një moment që tërhoqi vëmendjen, përveç fjalimeve, ishte edhe kur protestuesit sollën një “bust” të improvizuar, duke paralajmëruar kryeministrin se do të ketë të njëjtin fat me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Pas rreth një ore marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit e mbyllën tubimin, duke paralajmëruar se organizimi i radhës do të zhvillohet ditën e nesërme para Kuvendit, ku do të mbahet edhe seanca plenare.

Thirrjet që u dëgjuan sot në protestë ishin: “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Rama f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb