Fanelat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit pritet të kushtojnë më shtrenjtë se ato të shumë vendeve pjesëmarrëse në “Euro 2016”. Sipas mediave britanike, fanella e Kombëtares kuqezi lë pas vende si Italia, Spanja, Anglia, Rusia etj.

“Mirror” thotë se fanellën e re më të shtrenjtë e ka skuadra suedeze, e ndjekur nga Austria, Belgjika, Gjermania dhe në vendin e pestë vjen Shqipëria (61.2 paund).

Në fund të muajit janar Federata Shqiptare e Futbollit publikoi kontratën e re me kompaninë “Macron”. Në të njëjtën kohë, FSHF tregoi edhe dizenjimin e ri të fanellave të Kombëtares.

“Vetëm 14 nga 24 ekipet që marrin pjesë në “Euro 2016″ do të sheshin fanelat e reja të tyre përmes dyqaneve online në kohën kur ato do të prodhohen”,-shkruan gazeta britanike./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: