Nëpërmjet një lidhje “Skype”, me emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Geri Kokalari, foli për vendimin e DASH për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai thotë se anëtarë të CIA-s dhe FBI janë në Shqipëri dhe sipas tij, ata kanë ndërtuar një dosje me fakte të mbledhura në dëm të Berishës.

Kokalarai shprehet i bindur se për të, Berisha është i korruptuar dhe për këtë, ai tregon disa fakte. Sakaq, në përfundim ai thotë se Shqipëria është më mirë pa ish-kryeministrin Berisha.

Kokalari thekson se ishte pikërisht ai që e ndihmoi për të ardhur në pushtet në vitin 2005 dhe do të jetë pikërisht ai, që do të bëjë gjithçka që Berisha të mos marrë më drejtimin e Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Ju vini nga një familje me kontribute nga Gjirokastra. Së fundmi kemi parë një tjetër Kokalari aktivë me debatin brenda PD-së. Të flasim pak për kontributet tuaja në të shkuarën për afera të dyshuara koruptive të qevërive të Tiranës dhe atë së kush jëni përsonalisht.

Gëri Kokalari: Unë gjithashtu jam përfshirë në dënoncimin e kompanisë aty të përfshirë në ngjarjen e Gërdecit. Është pak e vështirë të kuptoj plotësisht ngjarjet në Shqipëri sepse unë nuk jam politikan atje, por mesa kuptoj një kushërira ime atje me të njëjtin mbiemër flet sikur ka lidhje direkte me Musine Kokalarin ç’ka është shqetësuese. Unë di së çfarë kam bërë unë vetë, jo vetëm për dënoncimin e aferavë korruptive në Shqipëri, por edhe për ndihmat humanitare pas rënies së komunizmit dhe në ndihmën për nisjen e bombardimevë për Kosovën. Unë nuk di që Evi Kokalari të ketë ndonjë kontribut për kauzën shqiptare. Vëtëm nëse ajo quan kontribut për kauzën shqiptare të mbështetësh Sali Bërishën dhe këtu sigurisht që ndahemi mprehtësisht nga njëri tjetri. Për kohë të gjatë unë kam mbështetur idenë se Berisha në qeveri nuk është një gjë e mirë për Shqipërinë. Për fat, ai nuk është më në qeveri. Fatkeqësisht pasi ai erdhi dhe u lut tek unë, unë kam ndihmuar që ai të vijë në pushtet në vitin 2005, por ama gjithashtu unë dhashë një dorë që ai të ikte nga pushteti në vitin 2013 dhe do të bëj çfarë të kem në dorë, që ai të mos marrë kurrë pushtet në të ardhmen.

Balla: Përse?

Kokalari: Unë nuk i kuptoj ata që mbështesin Sali Berishën, përfshirë dhe kushërirën time. Unë pashë se çfarë ndodhi në kohën e Berishës me ARMO-n, kur zarat e Berishës ranë si nga qielli dhe ë morën, kur ishtë një tjetër kompani amërikane që fitoi tendërin dhe nuk kishin kapacitetet për atë tender, por befas fitoi Rezar Taçi dhe ai duhet të fuste një kapital prej 250 milion dollarësh për mirëmbajtjen dhe shpenzimët ekompanisë. Ajo nuk ndodhi kurrë. Gjithese OK, por më pas befas bëhet një tënder tjetër dhe një kompani fantazëm, Vetro Sillk Rod, me pronarë me njerëz me reputacion të dyshimtë na del si ofertuësi më i madh dhe sërish pas tyre, Rezart Taçi. Si mund të ndodhi kjo në një demokraci funksionale? Dhe për më keq, paraqiten një copë letër si garanci financiare gjoja nga një bankë amerikane, një mashtrim që unë e denoncova. Të gjitha këto fakte mua më duken si shëmbuj kryesorë të korrupsionit të qevërisë Berisha.

Pastaj vjen skandali më kompaninë AEYdhe ne dimë se ka pasur një transaksion mes qeverisë shqiptare, tregtarëve te armëve në Majemi dhe një personi Henri Tome’ një trafikanti famëkeq armësh. Për të kërcyer tangon, duhen dy palë. Në këtë aferë, pala ne Amerikë shkoi në gjyq dhe në burg, por siç thashë, për të hequr vallen, duhen dy vetë. Pra ata bashkëpunuan me një palë në Shqipëri. Çfarë dimë ne? Që në atë kohë Sali Berisha kontrollonte qeverinë. Pra të gjithë raportonin tek Sali Berisha. Dhe të gjithë ata që njohin Sali Berishën e dinë që ai është një mikromenaxher, pra kontrollon vetë gjithçka në dëtaje ndaj dhe nuk ka asnjë shans që një gjë që ndodhte ne Shqipëri, të behëj pa miratimin e tij, siç e shoh unë. Dhe nga këto dy afera, ku unë kam vetë informacion direkt,  unë besoj se Sali Berisha është një person  i korruptuar dhe nuk di sesi një njeri me inteligjencë normale, mund të dalë më një mendim tjetër për të.

Balla: Kjo tezë është bërë pjesë e debatit që kur ai u përcaktua si i tillë nga vendimi i Departamëntit të Shtetit. A është ai njeri i tillë, a është ai i korruptuar? A ka ndërtuar ai një sistem politik dhe shtetëror të korruptuar apo që nxit korrupsionin. Pasi gjithashtu ka ekzistuar apo ekziston një mitizim i portretit të tij si një person autoritar, që sfidon rregullat e demokracisë dhe ligjit, por që nuk është i korruptuar  …

Kokalari: Me rastet që përshkrova vetë, ato janë rasti A, B dhe C. Nesë do isha unë në panelin e gjykatësve, unë e di cili do ishte vendimi im. Unë nuk e di se cfarë informacionesh ka Departamenti i Shtetit, por sigurisht që këto informacione që paraqita unë, i kanë dhe ata. Dhe të qartësojmë një gjë: agjentë të FBI-se kanë qenë dhe janë në Shqipëri, CIA banon në Shqipëri, pra në dosjen e tyre intëligjente ata kanë fakte kundër tij, që e inkriminojnë atë. Dhe këtu është një pjësë e problemit. Nëse Departamenti i Shtetit i ka këto fakte kundër Bërishës, ata duhet t’i nxjerrin këto karta në publik.

Balla: Këtu shtohet skëpticizmi i asaj pjese të shoqërisë që mbështet Sali Berishën. Për shumë nga ne, miti i Sali Berishës për korrupsionin, ka rënë, që pas shpërthimit në Gërdec dhe me atë që ndodhi më pas…

Kokalari: Mendoj që ka rënë më herët. Sali Berisha u paralajmërua. Edhe unë, edhe Banka Botërore e paralajmëruan atë për firmat piramidale në 1997. Ai i injoroi. Ai doli dhe tha se paratë dhe firmat ishin të sigurta. Dhe ne e dimë çfarë ndodhi. Nëse doni të flisni për eksodine  shqiptarëve një nga arsyet kryësore është kriza e viteve 1996-1997. Kush do që të rrijë në një vend të tillë, ku të gjithë kanë armë dhe qëllojnë njëri tjetrin. Ajo ishte një katastrofë. Duhet të kthëheni mbrapa në kohë. Pastaj po të doni vijmë të kohët më aktuale. Dhe prapë,  më duhet të them  se me episodet që unë risolla, sesi mund të mos shkosh tek ai përfundim për Sali Berishën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb