Federata Shqiptare e Qitjes merr pjesë për herë të parë në histori në një kampionat botërori në disiplinën e qitjes me pjatel. Presidenti i Federatës Shqiptare, Stefan Rrufa, konfirmoi për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport” përfaqësimin me një sportist në veprimtarinë që do të zhvillohet në Lonato, Brescia të Italisë, nga data 9, deri më 18 shtator 2015.

Por ndërkohë në News24 dhe Balkanweb ka mbërritur një denoncim nga një shqiptar që jeton në Itali. 45-vjeçari Dodë Gjoka ka dërguar edhe disa foto, ku flamuri me të cilin përfaqësohet ekipi shqiptar është me yll, ashtu siç ka qenë në vitet e diktaturës 1945-1992.

“Kur e pashë flamurin me stemën e komunizmit të them të vërtetën u ndjeva i fyer”, thotë 45-vjeçari. Nuk dihet nëse ky është një lapsus apo e qëllimshme, gjithsesi zyrtarisht flamuri shqiptar është pa yll që prej vitit 1992.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb