Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e degës 7 në Tiranë ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar në datën 6 Dhjetor teksa ka thënë se ky tubim do t’i shpëtojë nderin dhe fytyrën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Berisha shtoi më tej se Shqipëria është cilësuar si Kolumbia e Europës dhe si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, teksa tha se gjatë protestës do i tregojnë “mysafirëve evropianë se Rama dhe qeveria e tij është e korruptuar dhe se vendi dhe qytetarët janë viktima të këtij korrupsioni.

“Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me kryeministrat e vendeve të BE-së pavarësisht se gjeostrategjia a përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Tiranës dhe Shqipërisë kërkon që ne me datën 6 në orën 12 të jemi të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi, me protestën tonë I shpëtojmë nderin e fytyrën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

A nuk është Europa që thotë se jemi vendi më i korruptuar në Eruopë, nuk e themi në por institucionet e besimit të mirë europiane dhe botërore. Çfarë do bëjmë ne që do kemi mysafirë liderët e Europës, do jemi në shesh për t’i thënë se Rama dhe qeveria e tij është e korruptuar e se ne jemi qytetarë viktima të këtij korrupsioni. Shqipëria jo nga ne, por nga mediat europiane e botërore është cilësuar Kolumbia e Europës, është cilësuar narkotshteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe jo pa baza”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: